Foto:VCG
Numri i përgjithshëm i helikopterëve civilë të Kinës pritet të arrijë në 1449 deri në vitin 2027 dhe 2000 deri në vitin 2032, sipas një raporti të publikuar nga prodhuesi kryesor i avionëve në vend.
Cao He, drejtor i qendrës kërkimore të inxhinierisë së avionëve civilë nën Korporatën e Industrisë së Aviacionit të Kinës (AVIC), tha se 3186 avionë të aviacionit të përgjithshëm ishin në operim në Kinë deri në fund të vitit 2022, duke përfshirë 1037 helikopterë civilë, bën të ditur “Xinhua”. Cao i bëri këto komente në Ekspozitën e 6-të të Helikopterëve të Kinës të mbajtur në komunën Tianjin të Kinës veriore.
Foto:VCG
Në vitin 2022, avionë të ndryshëm të aviacionit të përgjithshëm në Kinë kryen 1.22 milionë orë fluturimi, me helikopterët civilë që kontribuuan në 200.000 orë.
Raporti gjithashtu parashikon që orët e grumbulluara të fluturimit të helikopterëve civilë të Kinës do të vazhdojnë të rriten në dhjetë vitet e ardhshme. (Irma)