Ministrja Ibrahimaj: Reforma për përmirësimin e klimës së biznesit
2023-09-17 11:21:53
Ministrja e sapoemëruar e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, premtoi reforma për përmirësimin e klimës së biznesit. Sipas saj, reformat do të synojnë rritjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik, citon “ATSH”.
Biznes shqiptar (Foto ATSh)
“Krijimi i një marrëdhënieje të ngushtë me biznesin në mbrojtje të interesave të tij, për të ndërmarrë reforma që do të përmirësojnë akoma më tej klimën e të bërit biznes, rritjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik, do të jenë në themel të punës sime si ministre e Sipërmarrjes”,- u shpreh ajo.
Delina Ibrahimaj më herët mbante postin e ministres së Financave dhe Ekonomisë. (Irma)
Lajmet Kryesore