Kinë - Ekspozita e 6-të e helikopterëve zhvillohet në Tianjin
2023-09-16 11:59:04

 Foto:VCG

Pamja nga Ekspozita(Foto:VCG)

Pamja nga Ekspozita(Foto:VCG)

Ekspozita e 6-të e Helikopterëve po zhvillohet në Tianjin të Kinës veriore, duke theksuar inovacionin, zhvillimin dhe bashkëpunimin.

Në një sipërfaqe prej rreth 160.000 metra katrorë, janë ekspozuar gjithsej 65 helikopterë dhe mjete ajrore pa pilot (UAV), duke tërhequr mbi 350 ekspozues, mes tyre edhe shumë prodhues të mëdhenj globalë të helikopterëve, shkruan “Xinhua”.

Po ashtu, janë paraqitur teknologji të tilla si inteligjenca artificiale, realiteti virtual dhe ndërveprimi njeri-makinë.

Gjatë eventit katërditor do të ketë aktivitete të tilla si ekspozita, forume, shfaqje ajrore, lançime të produkteve të reja dhe negociata biznesi. Ai synon të promovojë inovacionin, bashkëpunimin dhe zhvillimin në industrinë globale të helikopterëve.

Pamja nga Ekspozita(Foto:VCG)

Pamja nga Ekspozita(Foto:VCG)

Pamja nga Ekspozita(Foto:VCG)

Pamja nga Ekspozita(Foto:VCG)

Eventi pritet të tërheqë më shumë se 60.000 vizitorë.

Ngjarja organizohet nga qeveria komunale e Tianjin, Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës dhe Forca Tokësore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze. (Irma)