Investimet e huaja direkte në Kinë, 847 miliardë juanë në tetë muajt e parë të vitit
2023-09-16 12:02:25

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Investimet e huaja direkte në Kinë në përdorim aktual arritën në 847.17 miliardë juanë (rreth 118 miliardë dollarë amerikanë) në tetë muajt e parë të vitit, citon “Xinhua” të dhënat e Ministrisë së Tregtisë. Shifra është ulur me 5.1 për qind nga një vit më parë.

Gjatë kësaj periudhe, 33.154 firma të reja me investime të huaja u krijuan në të gjithë vendin, me 33 për qind rritje në bazë vjetore.

Investimet e huaja direkte në prodhim u rritën me 6.8 për qind në bazë vjetore, me atë në prodhimin e teknologjisë së lartë me 19.7 për qind.

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjatë kësaj periudhe, investimet e huaja direkte nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Franca u rritën përkatësisht me 132.6 për qind, 111.2 për qind dhe 105.6 për qind, tregojnë të dhënat nga ministria. (Irma)