CFP
Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit organizoi të premten një konferencë shtypi, ku Zyra e Statistikave publikoi shifrat mbi gjendjen ekonomike për gushtin e vitit 2023. Muajin e kaluar, prodhimi industrial u rrit, shpejtësia e rritjes e sektorit të prodhimit të pajisjeve u rikthye dhe vlera e shtuar industriale e kompanive me përmasë të madhe u rrit me 4.5 %, 0.8 pikë përqindjeje më shumë se në korrik. Sektori i shërbimeve u rrit me një shpejtësi relativisht të lartë, prirja e shërbimeve moderne është shumë e mirë, shitjet e tregut u normalizuan me shpejtësi, konsumi i shërbimeve u rrit relativisht shpejt dhe vlera e përgjithshme e shitjes me pakicë të mallrave të konsumit u shtua 4.6 %, 2.1 pikë përqindjeje më shumë se në korrik. Po ashtu edhe gjendja e punësimit është përgjithësisht e qëndrueshme, dhe përqindja e papunësisë së regjistruar në qytete është 5.3 %, më e ulët se shifra në muajin pararendës. (Xu Guang)
CFP
CFP