Rreth 90% më pak emigrantë të paligjshëm shqiptarë drejt Britanisë
2023-09-15 10:33:19

Foto nga RTSH

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u takua me ministrin e britanik të Emigracionit, Robert Jenrick, me të cilin inspektuan në aeroportin “Nënë Tereza”përpunimin e të dhënave të shtetasve të kthyer nga Anglia si pasojë e qëndrimit të tyre të paligjshëm, përcjell “RTSH”.

Prej dhjetorit 2022, pas nënshkrimit të Komunikatës së Përbashkët nga kryeministrat e të dy vendeve, Shqipëria dhe Britania e kanë përforcuar edhe më shumë bashkëpunimin mes tyre.

Gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave, numri i shtetasve shqiptarë që shkojnë në mënyrë të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar ka rënë me 90% krahasuar me vitin e shkuar dhe është vënë re një rritje e numrit shtetasve shqiptarë të kthyer në përmbushje të marrëveshjes së suksesshme.

Po ashtu, dy ministrat vizituan task forcën në ambientet e godinës së re të Komisariatit të Policisë Rinas, ndërtuar në maj 2022, e cila është financuar nga qeveria britanike. (Irma)