Suedia u heq tabletat fëmijëve në shkolla: Pengojnë formimin mendor
2023-09-14 15:55:58
Suedia ka ndaluar tabletat nëpër shkolla. Ministrja e re e Arsimit, Carlotta Edholm, me këtë vendim përmbysi trendin e viteve të kaluara, kur mjetet digjitale ishin futur pothuaj kudo.
Ajo që e bindi ministren ishin rezultatet e “Progress in International Reading Literacy Study” (PIRLS), një sondazh ndërkombëtar që përsëritet çdo 5 vjet dhe që mat aftësinë lexuese të nxënësve nga mosha 9 deri në 10 vjeç.
Në vitin 2021, suedezët kishin një rënie prej 11 pikësh në krahasim me vitin 2016 (nga 555 në 544), citon “ATSH”.
Një nga arsyet, sipas ekspertëve, kishte qenë pikërisht përdorimi i tepruar i mjeteve digjitale, që lënë më pak kohë për reflektim dhe nevoja për ta bërë të vetën dijen me ngadalësinë që kërkon ky proces mendor. (Elona)
Lajmet Kryesore