Foto nga CFP
Zhvillimi i marrëdhënieve me Rusinë është përparësia kryesore për Penianin, tha të mërkurën Kim Jong Un, udhëheqësi më i lartë i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, sipas Kremlinit.
“Miqësia jonë ka rrënjë të thella dhe marrëdhëniet me Federatën Ruse janë prioriteti kryesor për vendin tani”,- tha Kim gjatë bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin.
Ai shprehu gjithashtu besimin se bisedimet dypalëshe do të ndihmojnë për t’i çuar marrëdhëniet në një nivel të ri, citon “Xinhua”. Kim falënderoi presidentin rus për ftesën në Rusi, duke shtuar se vizita zhvillohet në një moment vendimtar.
Ai ndau edhe përshtypjet e tij nga vizita në Rusi. “Ne e ndjemë sinqeritetin e miqve tanë rusë që nga momenti kur hymë në territorin rus”,- tha ai, duke falënderuar presidentin Putin dhe gjithë popullin rus në emër të DPRK-së. (Elona)