Xi Jinping-u uron Forumin Kulturor të Pekinit 2023
2023-09-14 15:15:11

CFP

CFP

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të enjten një letër urimi Forumit Kulturor të Pekinit për vitin 2023. 

Xi Jinping vuri në dukje se kombi kinez ka një kulturë tradicionale të shkëlqyer, e cila është e hapur dhe përfshirëse e përthith elementet e kulturave të tjera. Qytetërimi kinez vlerëson mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve të ndryshme. Kina do të shfrytëzojë më mirë epërsinë e Pekinit si kryeqytet i lashtë historik dhe qendër kulturore e tërë vendit, do të forcojë shkëmbimet kulturore me rajonet e ndryshme të botës, do të nxitë zhvillimin e lulëzimin kulturor, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe shkëmbimet e mësimin e ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve, si edhe do të zbatojë Nismën e Qytetërimit Global, duke shtuar forcën e kulturës në ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit.

Tema e Forumit Kulturor të Pekinit të vitit 2023 është "Trashëgimi i kulturës së shkëlqyer, nxitja e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit". (Xu Guang)