Foto nga CFP
Komuna Tianjin e Kinës veriore ka nisur një linjë të re lundrimi provë përgjatë lumit Ziya, një degë e lumit Haihe, duke synuar të injektojë vitalitet në industrinë e turizmit buzë lumit.
Rruga e lundrimit mbulon rreth 20 km, duke filluar nga skela e Rrugës së Kulturës së Lashtë deri te skela Yangliuqing. Gjatë udhëtimit rreth 80 minuta, turistët mund të shijojnë atraksionet turistike të qytetit, shkruan “Xinhua”.
Sipas “Tianjin Jinlv Haihe Cruises Co., Ltd.”, operatori i lundrimit, që nga fillimi i këtij viti, të ardhurat operative janë rritur me 536 për qind në bazë vjetore.
Një lundrim përgjatë lumit Haihe është bërë gjithnjë e më shumë një atraksion turistik.
Në vitin 2024, numri i portave përgjatë lumit Haihe do të rritet nga 7 në 15 dhe do të blihen 10 anije të reja lundrimi, tha Yu Qing, kryetari i Korporatës së Turizmit “Tianjin (Holding) Ltd”.
Ai gjithashtu vuri në dukje se kompania planifikon të zgjerojë rrugët e lundrimit nga lumi në oqean për ta bërë Tianjin një destinacion të veçantë turistik në Kinën veriore. (Elona)