Tërhiqen ujërat në Greqi, pritet të raportohen më shumë viktima
2023-09-13 17:35:49
Ujërat e përmbytjeve në Greqinë qendrore që shpërngulën mijëra banorë vazhdojnë të tërhiqen, ndërsa autoritetet janë të shqetësuara se ndërsa niveli i ujit ulet, do të gjenden më shumë trupa, raportoi gazeta “Kathimerini”.
“Niveli i lumit Pinios aktualisht qëndron në rreth 8 metra, nën kulmin e tij prej 10 metrash. Ekziston frika se do të gjenden më shumë viktima ndërsa ujërat vazhdojnë të tërhiqen”,- shkruan gazeta.
Shkalla e shkatërrimit po del dalëngadalë në dritë.
“Dëmi ka të ngjarë të arrijë në miliarda euro”, vlerësojnë ekspertët, citon “ATSH”. Autostrada më e rëndësishme e Greqisë midis metropoleve të Athinës dhe Selanikut mbeti e mbyllur në qytetin e Larisës për shkak të përmbytjeve. (Elona)
Lajmet Kryesore