Foto nga CFP
Kina është bërë zotëruesja më e madhe në botë e anijeve për sa i përket tonazhit bruto, njoftoi Ministria e Transportit.
Flotat në pronësi të pronarëve të anijeve kineze tani arrijnë në 249.2 milionë tonë bruto, bëri të ditur ministria në një konferencë shtypi të martën, citon “Xinhua”.
Në vitin 2022, xhiroja e ngarkesave në portet e Kinës ishte afro 15.7 miliardë tonë dhe xhiroja e kontejnerëve arriti në 296 milionë TEU. Të dyja shifrat janë renditur të parat në nivel global prej vitesh, sipas zyrtarit të ministrisë Gao Haiyun.
Rreth 95 për qind e tregtisë së jashtme të Kinës kryhet nga deti. Kina ka krijuar rrugë transporti detar me më shumë se 100 vende dhe rajone, duke mbuluar të gjitha vendet dhe rajonet bregdetare përgjatë “Një brez, një rrugë”, sipas ministrisë. (Elona)