Vizioni i Samiti të G 20 : ne jemi një tokë, një familje dhe ne ndajmë një të ardhme
2023-09-13 17:37:25

Samiti ndërqeveritar G20 është themeluar në vitin 1999 pas krizës financiare aziatike. Qëllimi i krijimit të forumit do të ishte takimi i ministrave të financave dhe zyrtarëve të lartë për të diskutuar mënyrat e rivendosjes së stabilitetit ekonomik. Anëtarët e G20 janë Argjentina, Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Shtetet anëtare të G20 përfaqësojnë më shumë se 80% të prodhimit të përgjithshëm ekonomik të botës, 60% të popullsisë dhe 75% të tregtisë globale. Grupimi i vendeve të G20 është kritikuar për dështimin në adresimin e problemeve që prekin vendet në zhvillim, si p.sh. barra e rënde e borxhit publik, siguria ushqimore dhe ndryshimet klimatike.

Në vitet e fundit forumi i G20 ka ndryshuar si formatin e përfaqësimit si edhe ka zgjeruar fokusin e tij. Duke filluar nga viti 2008 forumi është mbajtur në nivelin e liderëve të vendeve antare. Samiti i parë i liderëve në vitin 2008 u mbajt në përgjigje të trazirave financiare. Samiti i liderëve është mbledhur çdo vit për të adresuar çështjet që lidhen me ekonominë globale dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar. Fokusi i takimeve është zgjeruar për të përfshirë edhe çështje të tilla si ndryshimi i klimës dhe energjia e qëndrueshme. Çdo vit, një shtet i ndryshëm anëtar i G20 merr presidencën dhe përcakton agjendën për samitin e liderëve.  Si vend pritës për samitin e vitit 2023, India ka paraqitur disa prioritete për dialogun e vendeve të G20, si zhvillimi i gjelbër; burimet e financimit për klimën; rritja ekonomike e përshpejtuar dhe gjithëpërfshirëse; falja e borxhit për vendet në zhvillim; përshpejtimi i progresit në arritjen e objektivit të zhvillimit të qëndrueshëm (SDGs); transformimi teknologjik dhe infrastruktura publike digjitale; institucionet shumëpalëshe për Shekullin 21; udhëheqja e gruas; etj.

CFP

Në parathënien e Samitit është përcaktuar dhe vizioni i zhvillimit global që “Ne jemi Një Tokë, Një Familje dhe ne ndajmë Një të Ardhme”. Bashkëpunimi i vendeve të G20 është thelbësor në realizimin e këtij vizioni. Në Samit është nënvizuar se ngadalësimi i rritjes ekonomike globale vazhdon dhe krizat kaskadë kanë ngadalësuar përfitimet e arritura për realizimin e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).  Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm (SDGs) synojnë të transformojnë botën tonë duke qenë një thirrje për veprim për t'i dhënë fund varfërisë dhe pabarazisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë shëndet, drejtësi dhe prosperitet. Gjithashtu, emetimet globale të gazrave serrë vazhdojnë të rriten dhe ndryshimet klimatike me humbjen e biodiversitetit, rritjen e ndotjes, thatësirës, degradimin e tokës dhe shkretëtirëzimin e saj, po kërcënojnë jetët dhe mjetet e jetesës. Rritja e çmimeve të mallrave, duke përfshirë çmimet e ushqimeve dhe energjisë, po rrisin presionet e kostos së jetesës. Sfidat globale si varfëria dhe pabarazia, ndryshimet klimatike, pandemitë dhe konfliktet, prekin në mënyrë disproporcionale grate, fëmijët dhe grupet sociale më të cënuar.

Për këtë arsye vendet e G20 duhet të përshpejtojnë një rritje të fortë ekonomike, të qëndrueshme, të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirëse; të përshpejtohet rritja e financimit për zbatimin e plotë dhe efektiv të agjendës për zhvillim të qëndrueshëm; të ndiqet rruga e zhvillimit me emetime të ulëta GHG/karbon të ulët, dhe përmirësimit të klimës mjedisore; të përmirësimit të aksesit në shërbimet mjekësore dhe lehtësimi më shumë i furnizimeve dhe kapaciteteve prodhuese për vendet në zhvillim; në adresimin urgjentisht dhe në mënyrë efektive të borxhit në vendet në zhvillim; të përshpejtohen përpjekjet drejt arritjes së Marrëveshjes së Parisit; të vazhdohet me reformat për Banka Zhvillimore Shumëpalëshe (MDB) më efektive për të adresuar sfidat globale dhe për të maksimizuar ndikimin zhvillimor; në përmirësimin e aksesit në shërbimet dixhitale dhe infrastrukturën publike dixhitale; të promovimit të punësimit të qëndrueshëm, të mbylljes së dallimeve gjinore dhe promovimit të pjesëmarrjes së plotë, të barabartë, dhe efektive të grave në ekonomi; të integrimit më të mirë në perspektivat globale të vendeve në zhvillim.

Në diskutimin e tij Kryeministri i Kinës Li Keqiang nënvizoi se vizioni i këtij samiti "një tokë, një familje, një e ardhme" është e një rëndësie të madhe dhe përmbledh një vizion të ngjashëm me propozimin e Presidentit Xi Jinping për ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, si për lidhjet gjithnjë e më të ngushta midis vendeve dhe individëve në këtë planet. Është sikur njerëzimi është një komunitet, jeton me një të ardhme të përbashkët. Nën ndikimet e ndërlikuara të transformimit të paprecedentë global dhe një pandemie që ndodh një herë në shekull, shumëçka ka ndryshuar në botë ne vitet e fundit. Gjëja më e rëndësishme që na tregojnë këto ndryshime është se njerëzimi është i lidhur nga një fat i përbashkët. Askush nuk mund të qëndrojë i paprekur në rast të krizave të mëdha dhe sfidave të përbashkëta. Solidariteti dhe bashkëpunimi janë e vetmja rrugë e drejtë për të ecur përpara.

Kryeministri i Kinës Li Keqiang është shprehur se të gjitha vendet, duke ndjekur interesat e tyre pavarësisht nga madhësia apo vendndodhja, duhet të kenë një pamje më të gjerë dhe të mendojnë më shumë për të ardhmen e njerëzimit. Me këtë konsideratë Presidenti Xi Jinping ka parashtruar iniciativat e Zhvillimit Global, të Sigurisë Globale dhe të Qytetërimit Global. Kina i ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të respektojnë njëri-tjetrin, të kërkojnë gjuhën e përbashkët, të jetojnë së bashku në paqe dhe të punojnë së bashku për të përballuar sfidat globale për të krijuar një të ardhme më të mirë. Në veçanti, duke pasur parasysh sfidat e mëdha me të cilat përballet rimëkëmbja ekonomike globale dhe zhvillimi i qëndrueshëm, është shumë e rëndësishme që vendet e G20 t'i përmbahen solidaritetit dhe bashkëpunimit, dhe të përmbushin përgjegjësinë  e tyre për paqen dhe zhvillimit në interes të së ardhmes së përbashkët të njerëzimit dhe zhvillimit të mirëqenies së tyre. Kjo kërkon që vendet e G20 të rrisin koordinimin e politikave makroekonomike, të mbështesim sigurinë e sistemeve ekonomike dhe financiare ndërkombëtare, të promovojmë inovacione në ekonominë digjitale dhe të injektojnë besim dhe shtysë në rritjen globale, për të qenë partnerë në promovimin e rimëkëmbjes ekonomike botërore.

CFP

Vendet e G20 duhet të avancojmë me vendosmëri globalizimin ekonomik, të mbështesim regjimin tregtar shumëpalësh, të kundërshtojmë me vendosmëri politizimin e çështjeve ekonomike dhe tregtare dhe t'i mbajmë zinxhirët globalë industrialë dhe të furnizimit të qëndrueshëm për të qenë partnerë në promovimin e bashkëpunimit të hapur në nivel global. Kryeministri i Kinës ka vënë theksin në promovimin e zhvillimit të gjelbër me qëllim që të gjithë vendet të mbrojnë së bashku planetin Tokë si shtëpinë e tyre të gjelbër. Kjo do kërkojë mbajtjen e  përgjegjësive të përbashkëta, por të diferencuara, për të shtyrë përpara zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët, për të mbrojtur mjedisin ekologjik detar dhe për të qenë partnerë në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm global.

Vendet e G20 duhet të zgjedhim solidaritetin në vend të ndarjes, bashkëpunimin në vend të konfrontimit dhe gjithëpërfshirjen në vend të përjashtimit. Vetëm në këtë mënyrë mund të hapen  perspektiva më të ndritshme për zhvillimin global dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për njerëzimin. Në vazhdim, Kina do të qëndrojë e vendosur në thellimin e reformave, të zgjerimit e hapjes, ndjekjen e zhvillimit me cilësi të lartë dhe avancimin e modernizimit kinez. Ekonomia kineze ka qenë përgjithësisht në një trajektore rritëse të saj dhe është bërë përparim solid në zhvillimin me cilësi të lartë. Zhvillimi i Kinës do të injektoje një shtysë të re për rimëkëmbjen globale dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Kina do të presë forumin e tretë një Brez dhe Rrugë për bashkëpunim ndërkombëtar muajin e ardhshëm dhe ekspozitën e gjashtë Ndërkombëtare të Importit të Kinës në nëntor. Të gjitha palët janë të mirëseardhura të marrin pjesë aktive në këto ngjarje dhe të ndajnë mundësitë e bashkëpunimit për përfitim reciprok.

CFP

CFP

Kina është e gatshme të bëjë përpjekje më të mëdha, së bashku me të gjitha palët e tjera, për të mirën e planetit tonë të përbashkët, shtëpisë së përbashkët dhe të ardhmes së përbashkët. Kina ka bërë thirrje gjatë gjithë kohës për paqe, për zhvillim dhe bashkëpunim me përfitim të përbashkët. Ajo qëndron e përkushtuar për ndërtimin e paqes botërore, kontribuuese në zhvillimin global dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar.

Prof. Dr. Petraq Milo