Foto nga CFP
I cilësuar si liqeni më i madh i ujërave të ëmbla në Kinë, liqeni Poyang në provincën Jiangxi të Kinës lindore është një vend i famshëm piktoresk me pamje spektakolare.
Por kohët e fundit, niveli i ujit në liqenin Poyang ka rënë me shpejtësi, njofton “CGTN”.
Mëngjesin e 10 shtatorit, niveli i ujit në Stacionin Hidrometrik të Liqenit Poyang Duchang ishte 11.89 metra dhe niveli i ujit të Stacionit Xingzi, i cili është stacioni hidrometrik historik i Liqenit Poyang, ka rënë në 11.98 metra.
Sipas departamentit lokal të hidrologjisë, më 20 korrik, niveli i ujit të liqenit Poyang ra nën vijën e ulët të ujit, që është në 12 metra, duke e bërë vitin 2023 vitin më të hershëm për të hyrë në periudhën e thatë që nga viti 1951.
Pritet që reshjet e shiut në provincën Jiangxi mos të jenë të shpeshta në shtator, prandaj Liqeni Poyang do të hyjë në një periudhë të reduktimit të vazhdueshëm në këto rrethana. (Fatosi)