“Air China” publikon vlerësimin paraprak për uljen emergjente të fluturimit të saj
2023-09-12 12:20:50

Foto nga CFP

Foto nga CFP

“Air China” publikoi një vlerësim paraprak mbi incidentin që përfshiu fluturimin CA403, për të cilin bëri të ditur se ishte shkaktuar nga defekti mekanik i motorit, shkruan “CGTN”.

Sipas kompanisë ajrore kineze, hetimet vijojnë ende.

Fluturimi CA403 i “Air China” nga Chengdu për në Singapor u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin “Changi” në Singapor në orën 16:14, të dielën, pasi pati prani të tymit në hapësirën e ngarkesave dhe tualete.

Nëntë anëtarë të ekuipazhit dhe 146 pasagjerë u evakuuan të sigurt, njoftoi “Air China” në një deklaratë të dielën. (Fatosi)