Foto nga CFP
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën 8.4 për qind në bazë vjetore në 2.582 milionë njësi në gusht, treguan të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave, njofton “Xinhua”.
Prodhimi i automjeteve u rrit 7.5 për qind në bazë vjetore në 2.575 milionë njësi muajin e kaluar. Si shitjet ashtu edhe prodhimi përmirësuar rëniet e korrikut falë politikave të qeverisë pro konsumit.
Gjatë tetë muajve të parë të vitit, prodhimi dhe shitjet e automjeteve u rritën përkatësisht me 7.4 për qind dhe 8 për qind, përgjithësisht në të njëjtin nivel me rritjen e vërejtur në shtatë muajt e parë.
Të dhënat treguan gjithashtu se prodhimi dhe shitja e automjeteve me energji të re u rritën përkatësisht me 22 për qind dhe 27 për qind. (Fatosi)