Ministrja e Jashtme gjermane viziton për herë të katërt Ukrainën që nga nisja e konfliktit
2023-09-12 12:28:23

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, mbërriti të hënën në Ukrainë, vizita e saj e katërt në vend që nga fillimi i konfliktit me Rusinë, në shkurt 2022, shkruan “ATSH”.

Me hapësirën ajrore mbi Ukrainë ende të mbyllur, Baerbock udhëtoi për në Kiev me një tren, përgjatë natës, nga Polonia.

“Gjermania dëshiron të ndihmojë Ukrainën, e cila aplikoi vitin e kaluar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ajo duhet të bëjë përparim në forcimin e shtetit të së drejtës, të luftojë korrupsionin dhe të përafrohet me standardet e BE-së. Ka ende rrugë për të bërë në zbatimin e ligjit antioligarkik dhe në luftën kundër korrupsionit. Vetë BE-ja duhet gjithashtu të punojë shpejt për të siguruar që ne të jemi të pozicionuar siç duhet”,- tha Baerbock.

Në maj 2022, Baerbock ishte anëtarja e parë e kabinetit qeveritar gjerman që vizitoi Ukrainën. Në atë kohë ajo vizitoi qytetin Bucha, afër Kievit, skenën e mizorive të supozuara nga trupat ruse. (Fatosi)