SHBA-ja përkujton 22-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit
2023-09-12 11:01:42

Foto nga CFP

Foto nga CFP

SHBA-ja dhe mbarë bota përkujtuan 22-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Sulmet ajrore në vitin 2001 vranë rreth 3 mijë persona, civilë, zjarrfikës dhe policë të kombësive të ndryshme.

Sulmet u planifikuan nga Al-Kaeda në Afganistan, e cila mobilizoi kamikazë për të marrë nën kontroll katër avionë me pasagjerë, dy prej të cilëve goditën kullat binjake në New York, njëri ra në godinën e Pentagonit dhe i katërti në një fushë të hapur në Pensilvani, shkruan “RTSH”.

Në monumentin e ndërtuar në nder të viktimave, te vendi i ish-kullave, u vendosën qirinj dhe lule.