Kina lëshon satelitin e ri me sensorë në distancë
2023-09-11 17:51:05

CFP

Xinhua

Kina lëshoi të dielën një satelit të ri me sensorë në distancë nga qendra e nisjes satelitore Taiyuan në provincën Shanxi të Kinës veriore, njoftoi “Xinhua”.

Një version i modifikuar i raketës transportuese Long March-6 që mbante satelitin Yaogan-40 u ngrit me sukses.

Sateliti ka hyrë në orbitën e paracaktuar. Ai do të përdoret për zbulimin e mjedisit elektromagnetik dhe testet teknike përkatëse.

Ky ishte misioni i 487-të i ndërmarrë nga seria e raketave Long March. (Fatosi)

Xinhua

Xinhua