Kryeministri kinez kërkon kundërshtimin ndaj konceptit të tepërt të sigurisë në bashkëpunimin ekonomik
2023-09-11 16:10:11
Xinhua
Kina dhe Britania duhet së bashku të kundërshtojnë përzierjen e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik me politikën dhe sigurinë, të promovojnë ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore dhe të mbështesin sistemin e tregtisë shumëpalëshe me Organizatën Botërore të Tregtisë në qendër të saj, deklaroi kryeministri kinez, Li Qiang, njofton “Xinhua”.
Kina dhe Britania janë të dyja avokatë, praktikues dhe përfitues të tregtisë së lirë, tha Li gjatë takimi me homologun britanik Rishi Sunak, në kuadër të samitit të G20-s në Indi. (Fatosi)
Lajmet Kryesore