Importet e mallrave kryesore në Kinë shënuan rritje në periudhën janar-gusht
2023-09-11 18:38:47

CFP

tubacioni i transportimit të gazit natyror/CFP

Importet e mallrave kryesore nga Kina, duke përfshirë qymyrin, naftën bruto dhe gazin natyror, patën një rritje të konsiderueshme në tetë muajt e parë të vitit, mes rimëkëmbjes së vazhdueshme ekonomike të vendit, treguan të dhënat e doganave, njofton “Xinhua”.

Sipas të dhënave, importet e gazit natyror u rritën 9.4 për qind në bazë vjetore në 77.7 milionë tonë në tetë muajt e parë.

Të dhënat zbuluan se çmimi për ton i këtyre mallrave erdhi në rënie.

Këto të dhënat janë tregues që tregojnë shenja të forcimit të momentit ekonomik.

Indeksi i menaxherëve të blerjeve për sektorin e prodhimit vazhdoi rritjen në gusht, duke arritur në 49.7, nga 49.3 në korrik, 49 në qershor dhe 48.8 në maj. (Fatosi)