Liderët e G20-s arrijnë konsesus për një deklaratë të përbashkët për Ukrainën
2023-09-11 17:15:17

CFP

CFP

Kryeministri indian, Narendra Modi, njoftoi se liderët e G20-s kanë arritur konsensus për të miratuar një deklaratë të përbashkët në samit, por nuk dha detaje në lidhje me të, njofton “RTSH”.

“Falë punës se ekipeve tona dhe bashkëpunimit të të gjithë liderëve, është arritur konsensus për një deklaratë të përbashkët në Samitin e G20-s”,- tha kryeministri indian.  

Deklarata e tij la të kuptohet se Rusia dhe Perëndimi më në fund kanë rënë dakord për gjuhën e përdorur në deklaratë për të përshkruar konfliktin në Ukrainë.

Ndërkohë në nisje të takimit në Nju Delhi, Bashkimi Afrikan, i përbërë nga 55 vende, u pranua zyrtarisht si anëtar i përhershëm i G20-s pas ftesës së kryeministri indian, Narendra Modi.  

Zgjerimi i G20-s vlerësohet si fitore diplomatike për kryeministrin indian Modi, pasi vitin e ardhshëm përballet me zgjedhje të përgjithshme.  (Fatosi)