Kinë - Shënon rritje kapaciteti i instaluar për energjinë e rinovueshme
2023-09-10 17:07:18

foto nga CFP

Kapaciteti kumulativ i instaluar për energjinë e rinovueshme arriti në 1.32 miliardë kilovat në gjysmën e parë të vitit, duke kaluar për herë të parë atë të karbonit, njoftoi Administratës Kombëtare të Energjisë.

Në dhjetë vitet e fundit, Kina ka vijuar të përmirësojë strukturën e konsumit energjetik dhe ka rritur eficencën energjetike, citon “Xinhua”.

Pjesa e shitblerjeve për konsumin është rritur nga 9.7 për qind në vitin 2012 në 17.5 për qind në vitin 2022, deklaroi Zhang Jianhua, kreu i administratës, në Forumin Ndërkombëtar të Tranzicionit të Energjisë 2023, e mbajtur në Suzhou, në provincën Jiangsu.

Kina ka ndërtuar sistemet më të mëdha në botë si për furnizimin me energji elektrike ashtu edhe për gjenerimin e energjisë së pastër. Prej shumë vitesh vendi kryeson në renditjen botërore për sa i përket shkallës së suksesit të hidrocentraleve, sistemeve fotovoltaike, eolike, gjenerimit të energjisë nga biomasa dhe energjisë bërthamore në ndërtim.

Forumi organizohet bashkërisht nga administrata, qeveria popullore e provincave Jiangsu dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme, për të diskutuar mbi transicionin global dhe të qëndrueshëm. (Irma)

foto nga CFP

foto nga CFP

foto nga CFP