Shefi i OKB-së e konsideron ndotjen e ajrit emergjencë globale
2023-09-10 17:12:20

foto nga CFP

Ndotja e ajrit është një emergjencë globale, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të veprojë së bashku për ajër të pastër.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ajrit të Pastër për Qiell Blu, Guterres vuri në dukje se 99 për qind e njerëzimit thith ajër të ndotur me kimikate toksike, me vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që vuajnë ekspozimin më të lartë, shkruan “Xinhua”.

Sipas tij, çdo vit, rreth 7 milionë njerëz vdesin para kohe prej sëmudjeve të lidhura me ndotjen e ajrit. Po ashtu, tha Guterres, ndotja e ajrit është e lidhur ngushtë dhe me ngrohjen globale.

Shefi i OKB-së vuri në dukje se ndotja e ajrit nuk njeh kufij dhe mund të udhëtojë mijëra kilometra, duke përhapur ndotje përmes erës.

“Problemet globale kërkojnë zgjidhje globale. Ne duhet të veprojmë së bashku për ajër të pastër. Nevojitet përshpejtim i një tranzicioni të drejtë dhe të barabartë larg nga karburantet fosile, veçanërisht qymyrit, dhe duke parë nga energjia e pastër të rinovueshme. Duhet të mbështesim gjithashtu kalimin në gatim të pastër dhe automjete elektrike”,- tha shefi i OKB-së. (Irma)