Xi u kërkon mësuesve të kontribuojnë më shumë në realizimin e përtëritjes kombëtare
2023-09-10 16:26:58

foto nga CGTN

foto nga CGTN

Presidenti i Kinës Xi Jinping u bëri thirrje mësuesve në mbarë vendin të japin më shumë kontribut për ndërtimin e një Kine më të fortë dhe për realizimin e përtëritjes kombëtare.

Xi e dha porosinë përmes një letre dërguar përfaqësuesve të shquar të mësuesve që morën pjesë në një mbledhje në Pekin të shtunën.

Xi shprehu shpresën e tij që mësuesit e mbarë vendit do të çojnë përpara moralin e arsimtarëve dhe të japin kontribute të reja e më të mëdha për ndërtimin e Kinës në një vend më të fortë dhe realizimin e përtëritjes kombëtare. (Wang Lei/ Laçi)