Oliver Varhelyi (Foto Cgtn)
Komisioneri i Zgjerimit i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, kërkoi nga Turqia që të trajtojë çështjet rreth demokracisë dhe shtetit të së drejtës, nëse dëshiron të nxisë përpjekjet e saj për t'u bashkuar me BE-në.
Gjatë vizitës në Ankara, Varhelyi premtoi rinisjen e negociatave të ngecura të anëtarësimit në këmbim të heqjes së bllokadës ndaj përpjekjeve të Suedisë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, shkruan “CGTN”.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka bërë ndreqjen e marrëdhënieve të prishura me aleatët perëndimorë një nga prioritetet e tij pas fitores së zgjedhjet e majit.
Varhelyi deklaroi në konferencë për shtyp se ai shpresonte të arrihej diçka e prekshme dhe pozitive për t’u diskutuar në samitin e Këshillit të Evropës në dhjetor.
“Unë mendoj se ky partneritet ka potencial të madh. Por, negociatat janë aktualisht të ngecura dhe nga ana e Turqisë nevojitet veprim për çështjet e të drejtave të njeriut për të ecur përpara. Që kjo të rimobilizohet, ka kritere shumë të qarta të përcaktuara edhe nga Këshilli i Evropës që duhet të adresohen”,- tha Varhelyi, duke theksuar se këto kritere lidhen me demokracinë dhe shtetin ligjor dhe, për shembull, një udhërrëfyes të besueshëm për të ecur përpara në këto reforma. (Irma)