Zona e mbrojtur natyrore e mangrove në Shenzhen/ foto nga CFP
Propozimi i Kinës për krijimin e një qendre ndërkombëtare të mangrove është miratuar nga Komiteti i Përhershëm i Konventës Ramsar, njoftoi Ministria e Pyjeve. Qendra ndërkombëtare e mangrove do të ngrihet në qytetin jugor të Kinës, Shenzhen, provinca Guangdong, bëri të ditur Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullovave (NFGA), shkruan “Xinhua”.
Kina është zotuar të intensifikojë bashkëpunimin ndërkombëtar për mbrojtjen e ligatinave dhe të krijojë qendrën ndërkombëtare të mangrove, gjatë takimit të vjetshëm të Konferencës së Palëve Kontraktuese të Konventës Ramsar për Ligatinat.
Qendra synon të vendosë një mekanizëm bashkëpunimi ndërkombëtar për të intensifikuar përpjekjet globale në ruajtjen, restaurimin dhe përdorimin e mangrove, sipas administratës.
Zona e mbrojtur natyrore e mangrove në Shenzhen/ foto nga CFP
Sipas të dhënave zyrtare, sipërfaqja e mangrove në Kinë u rrit me mbi 7200 hektarë krahasuar me fillimin e këtij shekulli.
Konventa Ramsar, e quajtur sipas qytetit Ramsar në Iran, ku u nënshkrua konventa në vitin 1971, është një marrëveshje ndërqeveritare kushtuar ruajtjes dhe përdorimit racional të ekosistemeve ligatinore. (Irma)
Zona e mbrojtur natyrore e mangrove në Shenzhen/ foto nga CFP