foto nga CFP
Panairi i 23-të Ndërkombëtar i Kinës për Investime dhe Tregti (CIFIT) u hap të premten në Xiamen, në provincën Fujian të Kinës lindore, me pjesëmarrjen e mbi 1000 organizatave dhe ndërmarrje nga e gjithë bota, për të nxitur investimet dhe për të forcuar rimëkëmbjen ekonomike globale, shkruan “Xinhua”.
Veprimtaria katërditore do të përfshijë një sërë aktivitetesh, si forume, seminare, ekspozita dhe sesione të ndërveprimit të bizneseve. Po ashtu, do të publikohen raporte të ndryshme kërkimore mbi investimet.
foto nga CFP
Ky event ka një fokus të veçantë në ekonominë digjitale, prodhimin inteligjent, zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët, si dhe rigjallërimin rural.
Me disa organizata ndërkombëtare, përfshirë Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial të pranishëm në panair, këtë vit ka pasur një rritje si në numrin ashtu edhe në nivelin e pjesëmarrjes në krahasim me edicionet e mëparshme.
Brazili, Serbia dhe Katari janë vendet mysafire të nderit në panairin e këtij viti.
I nisur për herë të parë në 1997, CIFIT është bërë një platformë e rëndësishme për të nxitur investimet dypalëshe dhe për të lehtësuar zhvillimin global. (Irma)
foto nga CFP