Kryeministri kinez kërkon zgjidhjen e problemit të borxhit të vendeve në zhvillim
2023-09-09 18:41:50

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Kryeministri kinez Li Qiang kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të trajtojë në mënyrë aktive, por me maturi, çështjen e borxhit të vendeve në zhvillim bazuar në parimin e veprimit të përbashkët dhe ndarjes së drejtë të barrës.

Deklarata e kryeministrit kinez u bë gjatë takimit me shefin e OKB-së, Antonio Guterres, në Xhakartë, citon “Xinhua”.

Kryeministri Li tha gjithashtu se është e rëndësishme të rritet reforma e sistemit të qeverisjes ekonomike globale dhe të rritet në mënyrë efektive përfaqësimi dhe zëri i vendeve në zhvillim në institucionet financiare ndërkombëtare. (Irma)