Xi shpreh urimet për 75-vjetorin e themelimit të DPRK-së
2023-09-09 17:29:53

foto nga CFP

foto nga CFP

Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së dhe presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të shtunën një mesazh urimi homologut të tij të Republikës Demokratike Popullore të Koresë (DPRK), Kim Jong Un, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të vendit.

Nën udhëheqjen e fortë të Partisë së Punëtorëve të Koresë me Kim Jong Unin në krye dhe me përpjekjet e pandërprera të popullit të DPRK-së, janë realizuar arritje të reja në ndërtimin socialist të DPRK-së gjatë këtyre 75 viteve, tha Xi.

Ai tha se vitet e fundit, shoku Sekretar i Përgjithshëm Kim ka drejtuar partinë dhe popullin e DPRK-së, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve, duke arritur rezultate të rëndësishme.

Xi shprehu besimin e tij se nën udhëheqjen e shokut Kim dhe të Partisë së Punëtorëve të Koresë, populli vëlla i DPRK-së me siguri do të vijojë të çojë përpara kauzën socialiste të vendit për një zhvillim të ri dhe një nivel më të lartë.

Po me këtë rast, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i dërgoi të shtunën një telegram urimit homologut të tij të DPRK-së Choe Son Hui. Ministri Wang shprehu dëshirën për të ruajtur kontakte të ngushta dhe forcuar shkëmbimet e bashkëpunimin me palën koreanoveriore, për të nxitur më tej zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. (Wang Lei/ Laçi)