Kinë, CPI-ja rritet me 0.1% në gusht
2023-09-09 15:16:19
foto nga CFP
Indeksi i çmimeve të konsumit të Kinës (CPI), një tregues kryesor për vlerësimin e inflacionit, u rrit me 0.1 për qind në gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur të shtunën Drejtoria Kombëtare e Statistikave.
Në bazë mujore, CPI-ja u rrit me 0.3 për qind.
Niveli mesatar i CPI-së nga janari deri në gusht u rrit me 0.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas kësaj drejtorie.
Ndërkohë, treguesi i çmimit të prodhuesve i Kinës (PPI), që pasqyron koston për mallrat në derën e fabrikës, ra 3 për qind në krahasim me gushtin e vitit të kaluar. (Wang Lei/ Laçi)
Lajmet Kryesore