G20-ta pranon Bashkimin Afrikan si anëtar të përhershëm
2023-09-09 17:03:49

foto nga CFP

Kryeministri i Indisë Narendra Modi shprehu përshëndetje për presidentin e Bashkimit Afrikan Azali Assoumani për anëtarësimin e BA-së në G20/ foto nga CFP

Bashkimi Afrikan është bërë një anëtar i përhershëm i G20-s, tha kryeministri i Indisë Narendra Modi në samitin e këtij blloku të shtunën në Delhi.

Në fjalimin e tij të mbajtur me rastin e hapjes së samitit, Modi ftoi Bashkimin Afrikan, të përfaqësuar nga presidenti Azali Assoumani, të ulej pranë tryezës së liderëve të G20-s si një anëtar zyrtar i përhershëm.

Kjo lëvizje ishte propozuar nga Modi në qershor. 

Tani Bashkimi Afrikan me 55 vende anëtare ka të njëjtin status me BE-në në G20. (Wang Lei/ Laçi)

foto nga CFP

Kryeministri i Indisë Narendra Modifoto në ceremoninë e hapjes të G-20/ foto nga CFP