Xi i dërgon një mesazh urimi Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Azi Qendrore
2023-09-09 17:32:10

foto nga CGTN

foto nga CGTN

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të shtunën një mesazh urimi Forumit të 10-të të Bashkëpunimit Kinë-Azi-Qendrore, i cili u hap të shtunën në qytetin Xiamen të provincës Fujian në Kinën Lindore.

Ndër të tjera, Xi vuri në dukje se që prej krijimit të këtij forumi, janë zgjeruar gradualisht sfera dhe ndikimet e tij. Nëpërmjet këtij forumi, Kina dhe vendet e Azisë Qendrore synojnë bashkëpunimin dhe zhvillimin e përbashkët, duke shtuar mjaft mirëkuptimin e ndërsjellë dhe miqësinë tradicionale dhe shkruar një kapitull të ri në miqësinë e fqinjësinë e mirë dhe në përparimin e përbashkët.

Ky vit shënon 10-vjetorin e nismës “Një brez, një rrugë”, ndërsa Samiti Kinë-Azi Qendrore që u mbajt me sukses në maj, tha Xi, theksoi se Kina dhe

vendet e Azisë Qendrore kanë marrë rolin drejtues në promovimin e nismës “Një brez, një rrugë” dhe futjen në një epokë të re të marrëdhënieve të tyre. Bashkëpunimi Kinë-Azi Qendrore ka ende shumë për të bërë në rrethanat e reja, tha Xi.

Ai theksoi shpresën se të gjitha palët do ta shfrytëzojnë forumin si një mundësi për forcimin e mësimit reciprok, për thellimin e bashkëpunimit në zhvillimin e përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë” dhe nxitjen e rezultateve më të frytshme në zhvillimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore  (Wang Lei/ Laçi)