Seminari “Konferenca Globale mbi Sukseset dhe Sfidat e Nismës “Një brez, një rrugë” 10 vjet më vonë dhe Epoka e Artë e Angazhimit Kinë-Azinë Qendrore”/ foto nga "Chinanews.com"
Nisma “Një brez, një rrugë” (BRI) mbron interesat e shumicës së njerëzve në mbarë botën dhe ofron mbështetje për më pak të zhvilluarit dhe më në nevojë, veçanërisht shtetet e vogla dhe të mesme, deklaroi Vladimir Norov, ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), citon “Xinhua”.
“Pavarësisht erërave të kundërta, numri i vendeve që i bashkohen nismës vazhdon të rritet”,- tha Norov, gjithashtu ish-ministër i jashtëm i Uzbekistanit, në një seminar në kuadër të 10-vjetorit të kësaj iniciative.
“Është e rëndësishme të theksohet se bashkëpunimi i Kinës me këto vende kryhet vullnetarisht dhe Kina nuk ndërhyn në punët e brendshme të partnerëve”, shtoi Norov.
Vladimir Norov, ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) mbajti fjalim në seminar/ foto nga "Chinanews.com"
Seminari, i titulluar “Konferenca Globale mbi Sukseset dhe Sfidat e Nismës “Një brez, një rrugë” 10 vjet më vonë dhe Epoka e Artë e Angazhimit Kinë-Azinë Qendrore”, u zhvillua në Universitetin Nazarbayev në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit.
Zëvendësministri i Informacionit dhe Zhvillimit Publik të Kazakistanit, Eldar Tolganbayev, tha në fjalimin e tij se ishte një nder për Kazakistanin që nisma u pilotua në këtë vend.
“Dhjetë vjet më vonë, Kazakistani dhe Kina kanë arritur arritje të mëdha në fusha të ndryshme duke përfshirë transportin, tregtinë dhe kulturën me përpjekje të kombinuara nga të dyja palët”,- tha Tolganbayev.
Gulinal Shaimelgenova drejtorja e Qendrës së Studimeve mbi Kinën pranë Universitetit Nazarbayev mbajti një fjalim në seminar/ foto nga "Chinanews.com"
Më shumë se 200 pjesëmarrës nga Kina dhe Kazakistani, duke përfshirë zyrtarë, studiues dhe studentë të Universitetit Nazarbayev, ekspertë, sipërmarrës dhe reporterë, morën pjesë në seminar. Gjatë aktivitetit, ata shkëmbyen ide në një atmosferë të hapur dhe miqësore dhe shqyrtuan arritjet në 10 vitet e fundit, duke shprehur besim të plotë në perspektivën e një komuniteti Kinë-Kazakistan me një të ardhme të përbashkët në vitet e ardhshme.
Azia Qendrore është vendi ku u inicua “Një brez, një rrugë”. Në një fjalim të mbajtur në Universitetin Nazarbayev më 7 shtator 2013, presidenti kinez Xi Jinping për herë të parë propozoi ndërtimin e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit. Që nga fillimi i nismës në vitin 2013, 152 vende dhe 32 organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar dokumente në kuadrin e tij.
“Një brez, një rrugë” ka gjeneruar gati 1 trilion dollarë amerikanë në investime, ka krijuar rreth 420.000 vende pune dhe ka ndihmuar në nxjerrjen e gati 40 milionë njerëzve nga varfëria. (Irma)