Starton G20-a, çështjet kryesore që do të diskutohen
2023-09-09 18:45:36

foto nga CFP

foto nga CFP

Në New Delhi të Indisë starton G20-a, me temë kryesore, që rrjedh nga fraza sanskrite “Vasudhaiva Kutumbakam”, “Bota është një familje”.

Nën presidencën njëvjeçare të Indisë, blloku ka përqendruar diskutimet rreth më shumë kredive për vendet në zhvillim nga institucionet shumëpalëshe, reformimin e arkitekturës së borxhit ndërkombëtar, rregulloret mbi kriptomonedhën dhe ndikimin e pasigurive gjeopolitike në sigurinë e ushqimit dhe energjisë, shkruan “CGTN”.

Presidenca indiane do të vërë në qendër të vëmendjes Stilin e Jetës për Mjedisin (LiFE), me theks në zgjedhjet e qëndrueshme dhe të përgjegjshme për mjedisin, si në nivelin e stilit të jetesës individuale ashtu edhe të zhvillimit kombëtar, me synimin për të arritur një të ardhme më të pastër dhe më të gjelbër.

Grupet e Punës do të fokusohen në bujqësi, antikorrupsion, kulturë, ekonominë digjitale, reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë, zhvillimin, arsimin, punësimin, mjedisin dhe qëndrueshmërinë klimaterike, tranzicionin e energjisë, shëndetin, tregtinë, investimet dhe turizmin.  (Irma)