Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Mirjana Spoljaric Egger vizitoi Kinën nga 4 deri më 8 shtator dhe mori pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimeve "Nightingale". Në një intervistë për CGTN-in, Spoljaric Egger u shpreh se Kina është vendi me numrin më të madh të fituesve të këtyre çmimeve sivjet, gjë që tregon vlerën dhe statusin shëndetit publik në Kinë. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ofron gjithmonë përkrahje për sistemin e shëndetit në shumë vende të botës dhe në të ardhmen të dy palët mund të diskutojnë si të ndajnë përvojat me përfitime të përbashkëta, vuri në dukje ajo.
Lidhur me takimin me presidentin kinez Xi Jinping, Mirjana Spoljaric Egger u shpreh se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, duke u ndërlidhur me nismën "Një brez, një rrugë", do të eksplorojë punën e ndihmës humanitare dhe zhvillimin e bashkëpunimit me Kinën dhe vendet e tjera përgjatë "Një brez, një rrugë", duke luajtur së bashku një rol të rëndësishëm për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit. (Çang Çuo)