Shirat e dendur dhe përmbytjet përfshijnë Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë
2023-09-07 15:10:48

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Cilkloni “Daniel” që përfshiu Greqinë solli shira të dendur dhe përmbytje, që shkaktuan dëme në qytetin-port të Volosit dhe rajonet përreth. Të paktën dy persona kanë humbur jetën.

Në Pelion shumë fshatra kanë pësuar dëme të mëdha dhe rrugët lidhëse mbeten ende të bllokuara. Përrenjtë në këtë zonë u kthyen në një kohë të shkurtër në lumenj që shembën urat, ndërsa plazhet u mbushën me makina që u morën nga forca e ujit, shkruan gazeta greke “Ekathimerini”.

Edhe veriperëndimi i Turqisë po ashtu është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm, çka ka bërë që ekipet e emergjencave së bashku me ushtrinë të vendosen në gatishmëri. Dhjetëra fshatra janë mbuluar tashmë nga uji dhe balta, teksa helikopterët po shpëtojnë qytetarët nga çatitë e shtëpive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, 3 viktima janë regjistruar deri tani me një foshnjë vetëm 3 muajshe të marrë nga rryma e ujit, që përfshiu banesën e familjes Balcan. 

Ndërkohë, Bullgaria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme mes përmbytjeve të rënda që vranë dy persona në qytetin turistik jugor Tsarevo.

Agjencia e lajmeve “BTA” raportoi se njerëzit në zonë janë urdhëruar të evakuohen.

Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë ka dhënë paralajmërime për erëra të forta dhe stuhi në 15 rajone. (Irma)