Programi digjital i Kinës ndihmon zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të “Një brez, një rrugë”
2023-09-06 10:10:24

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina ka nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve brenda nismës “Një vend, një rrugë” përmes një sërë projektesh digjitale të projektuara posaçërisht, sipas Konferencës së 7-të Digjitale të “Një brez, një rrugë”.

Programi “Digital Belt and Road” (DBAR), i nisur nga shkencëtarët kinezë në vitin 2016, ka nxjerrë një numër të dhënash të njohura gjerësisht për të adresuar sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm në tetë fusha: bujqësia dhe siguria ushqimore; klima dhe mjedisi; rreziku i fatkeqësive; trashëgimia natyrore dhe kulturore; qytetet dhe infrastruktura; burimet ujore dhe siguria ujore; zonat bregdetare dhe oqeanet; malet dhe rajonet e ftohta polare.

Guo Huadong, kryetar i DBAR, tha se mbështetja e të dhënave është një pjesë e domosdoshme e monitorimit, vlerësimit dhe kërkimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së 2030, shkruan “Xinhua”.

“Bazuar në metodat dhe inovacionin teknologjik, DBAR i ka shërbyer zhvillimit të qëndrueshëm të vendeve të “Një brez, një rrugë” përmes shkëmbimit të të dhënave, teknologjisë dhe njohurive”,- shtoi Guo.

“Në vazhdim, DBAR do të vazhdojë të kryejë kërkime mbi metodat shkencore dhe teknologjitë digjitale për zhvillim të qëndrueshëm dhe do të eksplorojë modele të reja për bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik”,- tha Guo. (Elona)