Arabia Saudite dhe Rusia zgjasin deri në fund të vitit pakësimin e prodhimit të naftës së papërpunuar
2023-09-06 15:16:10
Foto nga CFP
Arabia Saudite dhe Rusia thanë të martën se do të zgjasin deri në fund të vitit pakësimin e prodhimit të naftës së papërpunuar, pavarësisht përmirësimit të tregut dhe pritshmërive të analistëve për furnizim të kufizuar gjatë tre mujorit të katërt.
Menjëherë pas bërjes publik të lajmit, çmimet e naftës u rritën ndjeshëm, nafta e papërpunuar në tregun Brent kapërceu në 90 dollarë për fuçi, për herë të parë që prej nëntorit, pavarësisht eksporteve të qëndrueshme të naftës iraniane dhe venezueliane, ndërsa në treg është krijuar bindja se Shtetet e Bashkuara nuk po vendosin sanksione aq të rrepta si në vitet e kaluara.
Lajmet Kryesore