Kim Jong Un do të takojë Putinin për furnizimin me armë të Rusisë
2023-09-06 11:09:32

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, planifikon të udhëtojë në Rusi këtë muaj për të takuar presidentin Vladimir Putin, sipas një zyrtari amerikan cituar nga mediat e huaja.

Të dy liderët do të diskutojnë mundësinë që Koreja e Veriut t’i sigurojë Rusisë armë për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë, shkruan “Panorama”. Vendndodhja e saktë e takimit të planifikuar nuk dihet ende. 

Takimi vjen pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se kishte informacione të reja se negociatat për armët midis dy vendeve po përparonin në mënyrë aktive.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ishte përpjekur të bindte Korenë e Veriut që t’i shesë municion artilerie Rusisë gjatë një vizite të fundit në Penian. (Elona)