Foto nga CFP
Reshjet e shiut në Greqi ndihmuan edhe në reduktimin e rrezikut nga zjarret në pyje dhe në pjesë të mëdha të vendit për herë të parë në më shumë se tre muaj, njoftoi Departamenti grek i Mbrojtjes Civile, raportoi transmetuesi grek “ERT”, citon “ATSH”. Megjithatë, autoritetet i druhen përmbytjeve, rrëshqitjeve të tokës dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Departamenti i Mbrojtjes Civile paralajmëroi se priten reshje të dendura shiu, stuhi, breshër, frekuencë të lartë të vetëtimave dhe rënie të dukshme të temperaturës gjatë ditëve në vijim.
Kryesisht do të preken rajoni qendror i Greqisë, Thesalia, si dhe arkipelagu i Sporades, veriu i ishullit Eubea dhe gadishulli i Peloponezit në Greqinë jugore.
Stuhi të tilla janë të pazakonta në këtë periudhë të vitit në Greqi, pasi në fakt ato shfaqen nga tetori e në vazhdim. (Elona)