Shkencëtarët zhvilluan një burim energjie për të jetuar në Hënë
2023-09-06 11:14:28

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shkencëtarët kanë zhvilluar një burim energjie që mund të lejojë astronautët të jetojnë në Hënë për periudha të gjata kohore. Programi “Artemis” i udhëhequr nga NASA shpreson që në Hënë do të ketë energji në vitin 2030.

Universiteti Bangor ka projektuar qelizat e karburantit bërthamor, me madhësinë e farave të lulëkuqes, për të prodhuar energjinë e nevojshme për të pasur jetë në satelitin e Tokës, shkruan “RTSH”.

Hëna përmban shumë burime të vlefshme të nevojshme për teknologjinë moderne. Shpresa është se mund të përdoret si një trampolinë për të arritur planetët e tjerë.

Ekipi i Bangor, i cili është një lider botëror për karburantet, po punon me partnerë si “Rolls Royce”, Agjencia Hapësinore e Mbretërisë së Bashkuar, NASA dhe Laboratori Kombëtar Los Alamos në SHBA.

Në një pjesë të Hënës, temperaturat bien në nivele shumë të ulëta madje mund të shkojnë deri -248C, sepse nuk ka atmosferë për të ngrohur sipërfaqen.

Studiuesit kanë dërguar një qelizë të vogël të karburantit bërthamor, të njohur si Trisofuel, te partnerët e tyre për testim. Kjo qelizë mund të përdoret për të fuqizuar një gjenerator mikro bërthamor, të krijuar nga “Rolls Royce”.

“Gjeneratori është një pajisje portative, me madhësinë e një makine të vogël, dhe mund të ngjitet në një raketë”,- tha një prej profesorëve të ekipit. (Elona)