Kongresi Kombëtar i Kompjuterit në Kinë do të mbahet në tetor
2023-09-05 15:58:06

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kongresi Kombëtar i Kompjuterit në Kinë (CNCC) do të mbahet nga 26 deri më 28 tetor në Shenyang, kryeqendra e provincës Liaoning të Kinës verilindore, njoftoi Federata e Kompjuterëve të Kinës, përcjell “CGTN”.

Me temën “Zhvilloni infrastrukturën digjitale dhe mbështesni ndërtimin digjital të Kinës”, kongresi do të ftojë ekspertë globalë, studiues dhe sipërmarrës që të ndajnë përparimin më të fundit teknologjik dhe informacionin e industrisë.

Forumet teknike në kongres do të mbulojnë më shumë se 30 fusha, të tilla si inteligjenca artificiale, siguria dhe inxhinieria e softuerit, për të nxitur shkëmbimet akademike.

E nisur në vitin 2003, ku event pritet të ketë mbi 10.000 pjesëmarrës këtë vit. (Fatosi)