Katër astronautët e NASA-s kthehet në Tokë pas 6 muajve në Stacionin Hapësinor
2023-09-05 16:49:12

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Pas gjashtë muajsh në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), dy astronautë amerikanë, një rus dhe një astronaut i Emirateve të Bashkuara Arabe u kthyen të sigurt në Tokë, njoftoi NASA, citon “ATSH”.

“Crew-6” në bordin e anijes kozmike “Dragon Endeavour” të “SpaceX” u ul në brigjet e Floridës.

Ekuipazhi, i cili u nis nga Toka në mars, përbëhet nga amerikanët Stephen Bowen dhe Warren Hoburg, rusi Andrey Fedyaev dhe Sulltan al-Niyadi nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me largimin e astronautëve, ekuipazhi i stacionit u kthye në shtatë pasi misioni i NASA-s “SpaceX Crew-7”, misioni i shtatë komercial i rrotullimit të ekuipazhit për agjencinë hapësinore amerikane, arriti në postin hapësinor më 27 gusht. (Fatosi)