Kryministri kinez mbërrin në Xhakartë për takimet me liderë të Azisë Juglindore e Lindore
2023-09-05 20:47:17

Kryeministri kinez Li Qiang mbërriti të martën në kryeqytetin e Indonezisë Xhakartë për të marrë pjesë në takimet e liderëve mbi bashkëpunimin e Azisë Juglindore e Lindore dhe për një vizitë zyrtare në Indonezi.

Foto:VCG

Foto:VCG

Me të mbërritur, kreu i qeverisë kineze deklaroi se Kina mbështet e vendosur pozicionin qendror të ASEAN-it në bashkëpunimin rajonal, si edhe në luajtjen e një roli më të madh në çështjet ndërkombëtare.

Kryeministri kinez do të marrë pjesë në Samitin e 26-të Kinë-ASEAN, Samitin e 26-të ASEAN+3 dhe Samitin e 18-të të Azisë Lindore nga 5 deri më 8 shtator.(Zhang Yan/Artan)