Kryeministri kinez do të marrë pjesë në Samitin e 18-të të G20-s
2023-09-04 19:39:24

Me ftesën e qeverisë së Republikës së Indisë, kryeministri i Kinës Li Qiang do të marrë pjesë në Samitin e 18-të të G20-s që do të mbahet në Nju-Delhi të Indisë, njoftoi të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në një kohë kur ekonomia botërore gjendet nën një trysni gjithnjë e më të madh rënieje dhe zhvillimi i qëndrueshëm global përballet me vështirësi më të mëdha, vendet e G20-s, si forumi kryesor i bashkëpunimit ekonomik global, duhet të forcojnë partneritetin, të punojnë së bashku për trajtimin e sfidave në ekonominë e zhvillimin e botës dhe të japin kontribut për të nxitur rimëkëmbjen dhe rritjen e ekonomisë botërore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm global.

"Kina shpreson që Samiti i G20-s në Nju-Delhi të ndërtojë një konsensus për këtë, të sjellë besim dhe të nxitë lulëzimin e zhvillimin e përbashkët," shtoi Mao. (Artan)