Sektori i prodhimit të automobilave në Kinë regjistroi rritje të qëndrueshme në gjysmën e parë të vitit
2023-09-04 11:03:03

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Industria e prodhimit të automobilave në Kinë regjistroi rritje të qëndrueshme për sa i përket prodhimit, të ardhurave dhe fitimit në gjysmën e parë të vitit, tregojnë të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Vlera e shtuar industriale e këtij sektori gjatë kësaj periudhe u rrit me 13.1 për qind në bazë vjetore. Rritja ishte 8.9 pikë përqindje më e lartë se ajo e të gjithë industrisë prodhuese të vendit, bëri të ditur Shoqata e Prodhuesve të Automobilave në Kinë.

Të ardhurat e kombinuara operative të kompanive në këtë sektor gjithashtu u rritën 13.1 për qind në bazë vjetore në 4.49 trilionë juanë (rreth 625.45 miliardë dollarë amerikanë), sipas shoqatës.

Gjatë së njëjtës periudhë, këto kompani patën fitime totale prej 217.63 miliardë juanë, 10.1 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. (Fatosi)