Takimi Erdogan-Putin në Soçi dhe marrëveshja e grurit
2023-09-04 21:07:35

Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti turk Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të përqendrohen tek marrëveshja e eksportit të grurit përmes Detit të Zi gjatë takimit të tyre të hënën në Soçi, mes përpjekjeve të Ankarasë për ta rikthyer Moskën tek marrëveshja, tha të dielën këshilltari kryesor i zotit Erdogan për çështje të politikës së jashtme Akif Çagatay Kiliç.

Ai shtoi se Turqia do të tregohet e kujdesshme në diskutimin e kësaj çështjeje të hënën, me shpresën për të arritur sukses.

Ankaraja pranoi kompleksitetin teknik që lidhet me marrëveshjen, veçanërisht në lidhje me grurin dhe mekanizmat e pagesave ruse, tha zotit Kiliç. Çështja përfshin gjithashtu sistemet ndërkombëtare të pagesave si SWIFT, duke paraqitur një sfidë të shumëanshme, shtoi ai.

"Vendimi i udhëheqësit rus është i rëndësishëm. Besoj se takimi dypalësh mes Presidentit Erdogan dhe Putin-it, do të luajë rolin më të rëndësishëm në këtë çështje", tha ai.