Foto nga CFP
Përleshjet mes azilkërkuesve nga Eritrea dhe policisë izraelite në Tel Aviv shkaktuan dhjetëra të plagosur.
Kundër qindra protestuesve u përdorën granata trullosëse, gaz lotsjellës dhe plumba manovre.
Trazirat u ndezën pasi aktivistët kundër qeverisë së Eritresë thanë se u kërkuan autoriteteve izraelite të anulonin një ngjarje të ambasadës të shtunën, njofton “RTSH”.
Por protestuesit u përleshën edhe me mbështetësit e regjimit të Eritresë.
Sipas medieve izraelite, demonstruesit marshuan drejt një vendi ku do të zhvillohej ngjarja. Ata fillimisht u mbajtën nga barrikadat e policisë, por më vonë arritën t'i depërtonin.
Banorët thanë se rrugët e Tel Avivit qendror dukeshin si një zonë lufte ndërsa helikopterët e policisë gumëzhinin lart dhe oficerët izraelitë qëlluan me armë zjarri në ajër.
Protestuesit u përleshën me policinë, dëmtuan makina dhe thyen xhamat e bizneseve aty pranë. (Fatosi)