foto/VCG
Nisën në Mongoli “Ditët e filmit kinez”, gjatë të cilave u shfaqën filma të ndryshëm kinezë, seriale televizive dhe produkte të tjera kulturore.
Seriali televiziv “Ode to Joy 3”, që tregon për miqësinë e pesë vajzave të reja që jetojnë në të njëjtin kat në një ndërtesë apartamentesh, u dha në stacionin televiziv mongol “Asian Box”, shkruan “Xinhua”.
foto/VCG
“Deri tani, Qendra e Dublimit të Gjuhës Mongole Khalkha për Filmat Kinezë dhe Dramave Televizive ka përkthyer më shumë se 2000 episode të 60 serialeve të shkëlqyera televizive kineze, filmave të animuar, filmave dhe dokumentarëve në Mongoli, gjë që ka luajtur një rol pozitiv në të kuptuarin më mirë të kulturës kineze”,- tha Li Zhi, zëvendësdrejtor i Stacionit të Radios dhe Televizionit të Mongolisë së Brendshme.
foto/VCG
Gjashtë filma të njohur kinezë, përfshirë fantastiko-shkencorin “The Wandering Earth II”, fantazinë e animuar “White Snake 2: The Tribulation of Green Snake”, si dhe “Cliff Walkers”, po shfaqen në kinema “Tengis”. (Irma)